Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka publikuar një video ku ka folur për sektorin e arsimit në Mitrovicë.
Hamza thotë se çdo investim në arsim është investim në zhvillimin e gjithanshëm të shtetit tonë.
Ai thotë se ndryshimet e bëra në Mitrovicë janë shembull se me angazhim e përkushtim mund t’i bëjnë edhe në tërë Kosovën.
“Ndryshimet që i kemi bërë në Mitrovicë janë një shembull i qartë se me angazhim dhe përkushtim mund t’i bëjmë edhe në tërë Kosovën”, thotë ndër të tjera Hamza. /Njeshi/