6.8 C
Pec
E premte, 14 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Hamza: Ministër me aktakuzë në kabinetin tim nuk mundet me pas

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, në emisionin Oxygen në Klan Kosova, tha se, ashtu si në listën e tij që nuk ka kandidatë me aktakuzë, e njëjta qasje do të vlejë edhe për ministrat nëse zgjidhet kryeministër.

“Nëse një ministër – pa paragjyku vendimin final të gjykatës, se ne duhet ta dimë edhe prezumimin e pafajësisë, që çdo kush është i pafajshëm deri në vendim – mirëpo me aktakuzë me qenë ministër nuk mundet.”

Ai theksoi se në një situatë të tillë ka dy zgjidhje, për të cilën tha se të njëjtën qasje e kanë edhe drejtorët e tij në Komunën e Mitrovicës.

“Mirë është me zgjedhë të parën, se e pret e dyta. Me thënë ‘më është ngrit aktakuza, po shkoj derisa të kryhet kjo punë’. Nuk shkon. E merr vendimin edhe prapë shkon. Kështu e kanë edhe drejtorat në Komunën e Mitrovicës”, tha Hamza./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...