19.4 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Hamza: Në bisedën Kusari-Lila – Radoiçiq çfarë kërkonte tema e veteranëve?

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se dialogu me Serbinë nuk qëndron në drejtimin për të cilin ishte nisur – njohjen reciproke.

Ai ka folur edhe për të kërkuarin, Milan Radoiçiq, i cili ishte organizator i sulmit agresor të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

“Vilat [në veri] i ka bërë viteve të fundit. Kush ka folë me të edhe pasi që është futur në listën e zezë. Dihet kush ka folur. Është publike që shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes [Mimoza Kusari-Lila] ka pasur bisedime dhe komunikim dhe për çfarë çështje?”.

“Hajde të flitej për ndonjë marrëveshje në kuvend, por çfarë ka kërkuar në atë mes tema e veteranëve?”, pyet Hamza në Rubikon të Klan Kosovës. Ai ndër të tjera ka thënë se gjendja në pjesën veriore të vendit është mjaft e ndjeshme./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...