3.6 C
Pec
E mërkurë, 13 Nëntor, 2024

Hamza në SHBA flet për prioritet ekonomike të Kosovës

Ministri i Financave, Bedri Hamza, gjatë një vizite në SHBA ka thënë se prioritet i Kosovës mbetet rritja ekonomike.

Në panelin ministror për politika fiskale të Fondit Monetarë Ndërkombëtar, Hamza ka potencuar se që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, prioritet ka qenë rritja e nivelit të ulët të stokut të kapitalit publik.

“Duke pasur parasysh këtë prioritet, buxheti Kosovës për investime kapitale është mjaft i lartë si përqindje e Bruto Produktit Vendor, por edhe si total i shpenzimeve. Për më tepër buxheti për investime kapitale sillet rreth 35% e shpenzimeve të përgjithshme publike me një normë implementimi rreth 90 për qind, falë këtyre investimeve Kosova ka arritur të ketë një infrastrukturë bazike duke rritur stokun e kapitalit publik tani në 50% e që është shumë pak më i ulët se sa në shtetet e rajonit që sillet rreth 60% plus duke pasur parasysh që Kosova është shteti më i ri në Ballkan.”, ka thënë ai.

I pari i ministrisë, gjithashtu theksoi se sa i përket prioriteteve infrastrukturore, fokus tjetër i Kosovës janë edhe investimet në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, arsim, shëndetësi, dhe në energji.

Sipas tij, Kosova si shtet i ri ka nevoja të shumta për financime por në të njëjtën kohë edhe për rritjen e normës së zhvillimit ekonomik.

“Mënyra e financimit në Kosovë të investimeve publike, të kapitalit, përveç që është bërë dhe bëhet në masë të madhe nga buxheti i shtetit, Kosova ka edhe bashkëpunim të shumë të mirë me Organizata të shumta Ndërkombëtare të Financimit, ku përmes marrëveshjeve këto organizata marrin pjesë në Investime kapitale, e që na ndihmojnë të arrijmë qëllimin e rritjes ekonomike dhe rezultate shumë pozitive sociale”, ka thënë ai.

Në këtë panel u prezantuan rezultatet e shteteve të tyre edhe ministrat e Japonisë, Indonezisë, Kanadasë si dhe nga Komisioni Evropiane./Koha/Njeshi

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...