Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se nesër do të mbajë një tubim në Zvicër.
Ai është shprehur se pa diasporën, Kosova nuk do të ishte këtu ku është.
“Pa diasporën, Kosova nuk do të ishte këtu ku është. Me diasporën dhe me mua kryeministër, Kosova mundet ma mirë. Jemi bashkatdhetarë dhe fuqia jonë është bashkimi. Bashkohuni me mua këtë të diel në Zvicër. Ma mirë për diasporën. Ma mirë për Kosovën”, është shprehur Hamza./Njeshi/