Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se pas 9 shkurtit do të jetë një qeveri e re me standarde të reja në politikë.
Ai shtoi se kjo qeveri e re do punojë dhe do e mbajë fjalën për një Kosova ma të mirë.
“Çfarë do të ndodh pas 9 shkurtit? Do ta kemi një standard të ri në politikë. Një qeveri të re. Një qeveri që punon dhe mban fjalën, sepse Kosova mundet ma mirë. Kosova duhet të jetë ma mirë. Kosova do të jetë ma mirë”, tha Hamza.
Ndërkaq sot kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza do të mbajë tubim me qytetarët e komunës së Vushtrrisë.
Tubimi do të nis nga ora 17:00.
“Tubimi do të mbahet në palestrën sportive “Jeton Tërstena”, nga ora 17:00”, thuhet në njoftimin e PDK-së./Njeshi/