8.8 C
Pec
E premte, 16 Maj, 2025

Hamza takohet me shefën e Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, diskutojnë për mundësitë e bashkëpunimit

Gjatë ditës së sotme, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pritur në takim shefën e Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Mary Ann Hennessey.

Në këtë takim është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë mes të dy palëve.

“Në këtë takim të karakterit njoftues, palët diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe për projektet e përbashkëta që mund të realizohen në të ardhmen në fusha të ndryshme me interes për qytetarët”, thuhet në njoftim.

Hamza e ka falënderuar shefën e Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Hennessey për vizitën dhe ka shprehur gatishmërinë e komunës për bashkëpunim me Këshillin e Evropës në promovimin e të drejtave të njeriut dhe fuqizimin e institucioneve lokale. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...