22.9 C
Pec
E shtunë, 13 Korrik, 2024

Hamza takon gjeneralin Clark, e quan heroi më i madh amerikan i Kosovës

Kryetari i komunës së Mitrovicës, tash edhe kandidat për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, sot është takuar me gjeneralin në pension, Wesley Clark.

Hamza e ka quajtur atë “heroi më i madh amerikan i Kosovës”.

“Në mëngjesin e kësaj të diele e prita heroin e madh amerikan të Kosovës, gjeneralin Wesley Clark. Duke e ndier thellësisht dhimbjen tonë, duke e parë sakrificën popullore për liri, gjenerali Clark në vitin 1999 ishte shpresë e besim për ne se liria e paqja po vinin.”

Ai ka thënë se në qershor të vitit 1999 bashkë e fituam lirinë e në këtë qershor “jemi bashkë e do të jemi gjithmonë”.

“Në qershorin e vitit 1999, bashkë e fituam lirinë. Në këtë qershor, 25 vjet pas, jemi bashkë e do të jemi gjithmonë, sepse e përjetshme është mirënjohja për gjeneralin, për ushtarët dhe gjithë popullin amerikan.”

Hamza ka shkruar se SHBA dhe miqtë ndërkombëtarë janë hisedarët kryesorë të sukseseve në 25 vjet liri dhe 16 vjet pavarësi.

“Ne, duke e nderuar të kaluarën e kemi ndërtuar të tashmen dhe po e krijojmë një të ardhme më të mirë për gjithë qytetarët tanë, pa dallime, gjithandej Kosovës. SHBA-ja dhe miqtë ndërkombëtarë, ata që nuk na braktisën kurrë, janë hisedarët kryesorë të sukseseve në 25 vjet liri dhe 16 vjet pavarësi.”

Kryetari i Mitrovicës ka thënë se “Kosova është shtëpi e çdo amerikani”. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...