Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti është sjellë në mënyrë të papërgjegjshme ndaj kategorive të dalura nga lufta.Ai ka thëë se do të ketë rritje të pensioneve për veteranët 50%.
Po ashtu, ka thënë se do të iu lejohet të punojnë në sektorin privat.“Qeveria aktuale është sjellë në mënyrë të papërgjegjshme dhe disrespekt ndaj kategoritë të dalura nga lufta dhe do të ketë rritje edhe për pensionet e veteranëve të luftës për 50%, për më tepër do të ju lejohet e drejta që ata me punu në sektorin privat”, ka thënë Hamza.
Hamza tha se nuk ka asnjë dëm që një veteran i shëndetshëm të punojë, përkundrazi tha se formalizohen vendet e punës, i paguhen taksa shtetit, si dhe veterani ka më shumë të ardhura për vete dhe familjen e tij. /Njeshi/