4.2 C
Pec
E hënë, 9 Dhjetor, 2024

Hamza viziton familjen e Thaçit dhe Veselit: Sot, më shumë se kurrë duhet të qëndrojmë të bashkuar

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar familjet e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli në 4-vjetorin e arrestimit të tyre.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza ka shkruar se nëntorët e viteve të fundit s’janë më si më parë, pasi sipas tij, ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë, po i mungojnë Kosovës dhe familjeve të tyre.

“Nëntorët e viteve të fundit nuk janë si mëparë. Presidenti Thaçi, kryetari Veseli dhe bashkëluftëtarët e tyre, po i mungojnë Kosovës, familjeve dhe gjithë neve. Sot i vizituam familjet e tyre, të cilat janë plot me shpresë, siç jemi edhe ne, që ky proces i stërzgjatur së shpejti do të marrë fund me konfirmimin e pastërtisë së luftës së UÇK-së dhe rikthimin e tyre në mesin tone”, ka shkruar Hamza.

Teksa në përfundim, Hamza ka thënë se sot më shumë se kurrë duhet të qëndrojnë të bashkuar për ta, për Kosovën dhe të ardhmen e saj./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...