23.3 C
Pec
E enjte, 17 Prill, 2025

Hapat pas dështimit të seancës konstituive, Presidenca nuk ka pranuar ende ndonjë letër nga Kuvendi

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka dështuar, pasi  nuk kaloi raporti i Komisionit për verifikimin e mandateve.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari  tha se do t’i drejtohen me një letër presidentes, Vjosa Osmani, se si të veprohet më tutje. Nga Presidenca e Kosovës kanë bërë të ditur për se ende nuk kanë pranuar ndonjë letër nga Kuvendi sa i përket kësaj çështje.

“Deri më tani nuk ka arritur asnjë letër nga Kuvendi. Para përgjigjes duhet të vijë pyetja”, ka thënë media këshilltari për media në Presidencë, Bekim Kupina.

PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja kanë votuar  sot kundër raportit për verifikimin e mandateve. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se nuk e kanë votuar raportin, pasi e vlerësojnë se ai është kundërkushtetues.

Ndërkaq, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se Vetëvendosje s’ka respektuar rregullin bazik të Kushtetutës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...