17.4 C
Pec
E mërkurë, 6 Korrik, 2022

“Hape derën dhe mos prit që lirohem”, Nasim Haradinaj e kontaktoi para vendimit gruan e tij

Gjejlone Haradinaj, gruaja e Nasim Haradinajt, ka folur pas aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale me anën të të cilit, Nasim Haradinaj është shpallur fajtor dhe është dënuar me katër vjet e gjysmë burgim, duke llogaritur edhe kohën e kaluar në burg.

Ajo ka thënë se kanë pritur këtë vendim, derisa është shprehur se ndihet krenare për faktin se bashkëshorti i tij çdo gjë që ka bërë, ka bërë për popullin e Kosovës.

“Unë nuk e kom prit lirimin, këtë vendim e kam pritë. Me pasë marrë vendim tjetër isha befasu. Nasimi është mësu me u ballafaqu me drejtësi, është krenar sepse çdo gjë e ka bë për popullin e vet. Besoj se Nasimi thirrë në mbrëmje dhe e ka ditëlindjen me 21 maj, do ta vizitojmë. Është shumë shokuese për fëmijët tanë që jetojnë jashtë”, tha ajo në t7.

Ajo tregoi edhe për bisedën që pati sot me Nasim Haradinajn para shpalljes së atgjyskimit.

“Mos prit që lirohna”, thotë ajo se i tha Haradinaj në telefon.

“Asnjë grimë s’jom mërzit, as ai, as unë kur është atdheu në pyetje”, tha tutje ajo./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...