10.2 C
Pec
E martë, 25 Mars, 2025

Hapen kutitë e dyshimta të votimit në Gjakovë, s’ka detaje rreth hetimeve për manipulim

Zyrtarët policor zbarkuan të shtunën në mëngjes në vend numërimin komunal në Gjakovë për të hulumtuar keqpërdorimin më vota me metodën e “Trenit Bullgar”, që dyshohet se u bë të dielën e 9 shkurtit, në shkollën “Zekirja Rexha” .

Dhe atë siç merr vesh media duke e futur në kutinë e votës një fletushkë, e duke e marrë me vete letrën e vërtetë të votimit.

Proces ky që siç mësoi Klan Kosova është i evidentuar edhe nga kamerat e sigurisë që filmuan gjithçka që ndodhi në klasë e të cilat u morën si provë nga prokuroria.

Për atë se çfarë u gjet me shkuarjen e policisë në atë Qendër të Votimit, fjalë pak ishin edhe nga Prokuroria Themelore e Gjakovës.

“Siç ju kemi njoftuar Prokuroria Themelore Gjakovë, lidhur me një (1) rast të ditës së zgjedhjeve, ju njoftojmë se ka autorizuar Policinë e Kosovës, për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve lidhur me këtë rast”, thanë nga prokuroria.

Derisa nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaruan se për shkak të hetimeve që po i bënë organi i akuzës, nuk mund të deklarojnë gjë për ngjarjen.

Ka qenë kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa, ai që një ditë pas zgjedhjeve ka bërë një denoncim publik, duke akuzuar partinë aktuale në pushtet për vjedhje të votave në këtë komunë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...