Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se është hapur platforma për aplikim për subvencionimin e teksteve shkollore.
Nagavci ka deklaruar se librat do të blihen njëlloj si vitin e kaluar.
“Të dashur prindër, nga sot mund të aplikoni për subvencionimin e teksteve shkollore në Platformën e-Kosova. Sikurse vitin e kaluar, mjetet do të dalin në xhirollogaritë tuaja”, ka thënë Nagavci.
Tutje ajo ka dhënë detaje për ndarjen e këtyre mjeteve.
Këtë vit do të ndajmë nga:
– 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore;
– 110 euro për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9.
Tashmë llogaritë i keni aktive nga viti i kaluar dhe i gjithë procesi i aplikimit do të jetë shumë i lehtë.
Përmes kësaj videoje, do të informoheni detajisht për mënyrën e aplikimit në Platformën e-kosova.
Ky është linku për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/Service/5
Suksese dhe qoftë vit i mbarë për fëmijët tanë!/Njeshi/