12.4 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Hapet baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, Peleshi: Aset për të gjithë rajonin, jo vetëm për Shqipërinë

Ditën e sotme është hapur baza ajrore e NATO-s në Kuçovë. Ministri i mbrojtjes, Niko Peleshi tha se kjo bazë është një aset, jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin.

Në ceremoninë ku marrin pjesë kryeministri Edi Rama, presidenti Begaj, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi e diplomatë dhe përfaqësues të aleancës, Peleshi shtoi se baza ajrore do të jetë një pikë strategjike, në funksion të NATO-s në operacionet e paqes, por edhe në përballjet me fatkeqësitë natyrore.

“Një vend i vogël si Shqipëria ka nderin që t’i ofrojë aleancës këtë skemë të vyer. Në këtë pistë, miku i fundit ka fluruar rreth 19 vite më parë, erdhi koha që në Kuçovë të ndihet jehona e NATO-s. Kuçova do jetë baza kryesore për FA, kjo bazë do jetë një pikë strategjike për operacionet në mbështetje të bazës. Kjo bazë ka kapacitet edhe për në përballjet me fatkeqësitë natyrore, mund të shërbejë si një nyjë lidhëse për vendet e rajonit. Kjo na bën që të ndihemi të vlefshëm se kurrë më parë. Aset për të gjithë rajonin”, tha Peleshi.

Kjo bazë ka infrastrukturë moderne me helikopterë e dronë të armatosur dhe avionë luftarakë të Aleancës, e cila i jep vendit tonë një rëndësi të re gjeostrategjike.

Ajo do të shërbejë si qendër për aktivitetet e Forcës sonë Ajrore, duke ofruar infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës. Punimet për rikonstruksionin e saj nisën në janar të vitit 2022. Prej asaj kohe është punuar për sistemin e rrethimit dhe të sigurisë e po ashtu të mbrojtjes në perimetrin ku shtrihet kjo bazë.

Nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë investuar nga qeveria shqiptare. Autoritetet shqiptare kanë marrë përsipër ndërtimin e perimetrit të sigurisë dhe rrugëve lidhëse, ndriçimit, vendosjen e kamerave të sigurisë së bazës si dhe të sensorëve të zbulimit të ndërhyrjeve përgjatë rrethimit të bazës. Baza ajrore e Kuçovës ishte pjesë e bisedimeve dypalëshe mes kryeministrit Rama dhe sekretarit Anthony Bliken. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...