25.7 C
Pec
E enjte, 13 Qershor, 2024

Hapet ekspozita “Reporting House”, Osmani: E vërteta as nuk mund të mohohet e as të ndryshohet

Është hapur Galeria me ekspozitën “Reporting House”, e cila prezanton punën e gazetarëve, fotografëve dhe artefakte të punonjësve të mediave, në periudhën para dhe gjatë luftës në Kosovë.

Me këtë rast, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se e vërteta as nuk mund të mohohet as nuk mund të ndryshohet.

“Pikërisht për shkak të storieve të këtyre gazetareve u njoh e vërteta për Kosovën dhe siç e them rëndom në çdo diskutim ne çdo prezantim ne samite ndërkombëtare e vërteta as nuk mund të mohohet as nuk mund të ndryshohet sepse ajo ka ndodhur para syve të botës dhe arsyeja pse ka ndodhur para syve të botës janë këta njerëz që i shihni ju këtu i falënderoj për kontributin”, tha Osmani.

Presidentja Osmani përgëzoi iniciatorët duke thënë se nuk duhet të ndalën që ta mbrojnë të vërtetën e popullit të Kosovës.

“Përgëzime për punën nuk duhet të ndalemi më kaq duhet të vazhdojnë përpjekjet e përbashkëta edhe spektri politik dhe gazetarët të gjitha mediat shoqëria civile në mënyre që së bashku ta mbrojmë  të vërtetën tonë në mënyrë që dhimbja të cilën e kemi përjetuar si popull mos të përsëritet më kurrë”, shtoi ajo.

Si pjesë e kësaj ekspozite prezantohen janë prezantuar rreth 150 storje televizive të rrjeteve televizive botërore që janë transmetuar me xhirime për Kosovën ndërmjet viteve 1992 dhe 1999 nga BBC, Das Erste-TV publik gjerman, Nippon TV-Televizion publik japonez, RTE-TV publik irlandez, EO 2 Vandaag-TV publik holandez), Tele 5-TV spanjoll dhe Frontline Television News./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...