25.6 C
Pec
E diel, 16 Qershor, 2024

Hapet gara për Festivalin e Këngës

Është hapur gara për këngët pjesëmarrëse në edicionin e dytë të Festivalit të Këngës.

Ftohen këngëtarë, kompozitorë, tekstshkrues nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe diaspora që të bëhen pjesë e edicionit të dytë të Festivalit të Këngës në RTK.

Krijuesit e veprave muzikore mund t’i dorëzojnë këngët pjesëmarrëse përmes web faqes zyrtare të RTK-së, www.rtklive.com duke plotësuar formularin e aplikimit pasi të shtypni butonin APLIKO dhe ngarkuar veprën muzikore në formatin wav.

Procesi i aplikimit është i hapur deri në orën 23:59 të datës 31 gusht 2024. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...