14.4 C
Pec
E diel, 14 Prill, 2024

Hapet konkursi për 229 vende për specializantë, ministri Vitia jep detaje

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se është hapur konkursi i Shkollimit Specialistik, i pari për këtë vit, derisa ka njoftuar se së shpejti do të hapet edhe i dyti.

Vitia ka thënë se kriteret për këtë raund të konkursit janë të lidhura me fushat ku ka mungesa të mjekëve specialistë, kapacitetet e stafi akademik e profesional për mentorim, si dhe pajisjet mjekësore dhe hapësirat në dispozicion .

“Për më pak se një vit po pranojmë 588 specializantë të rinj.  Në qershor 2023 u pranuan 359 specializantë. Mars 2024 po shtohen dhe 229 specializantë të tjerë. Së shpejti edhe konkurs tjetër bazuar në nevoja dhe planifikim”, ka shkruar Vitia.

Tutje, ai ka thënë se nga 229 vende për specializantë, 53 janë prioritare me pagesë nga Ministria e Shëndetësisë, një nga Shërbimi Korrektues, 155 nga Kujdesi Parësor Shëndetësor dhe 20 vende për specializantë shqiptarë nga jasgtë Kosovës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...