20 C
Pec
E enjte, 17 Prill, 2025

Hapet nesër pikëkalimi i përbashkët kufitar Hani i Elezit – Bllacë

Nesër do të bëhet përurimi i pikës së kalimit të përbashkët kufitare “Hani i Elezit – Bllacë”.

Kështu ka njoftuar zyra për media e Qeverisë së Kosovës për ngjarjen që pritet të nisë në orën 11:00. Pjesëmarrës do të jenë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, homologu i tij maqedonas, Hristijan Mickoski, dy ministrat e Punëve të Brendshme nga dy vendet si dhe figura të tjera politike.

“Ky pikë kalim i përbashkët është njëri nga dy pikat e kalimit të përbashkët kufitarë të paraparë sipas Protokollit të Implementimit të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Pikat e Përbashkëta të Kalimit Kufitar Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë, nënshkruar në nëntor 2024 në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive”, njofton qeveria./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...