17.5 C
Pec
E diel, 24 Shtator, 2023

Hapet një shkollë shqipe në Rozhajë, e vetmja e këtij lloji

Në Rozhajë sot është promovuar një shkollë shqipe, e vetmja e këtij lloji.

Kështu ka njoftuar Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Hapja e kësaj shkolle, ku mësimet do të zhvillohen në shqip, sipas Abazoviqit, promovon gjithëpërfshirjen.

“Vazhdojmë të investojmë në arsim në të gjithë vendin – një shkollë e re është hapur në Rozhaje! Sot është hapur një shkollë e re fillore në Dacici të Rozhajës. Është e vetmja shkollë në Rozhaje ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe. Ecim përpara, duke promovuar gjithëpërfshirjen”, ka shkruar ai në Facebook.

“Jemi në rrugën e drejtë”, shkruan tutje ai, teksa ka bashkangjitur edhe një flamur të BE-së duke sugjeruar se Mali i Zi po punon drejt anëtarësimit.

Punimet kapin vlerën e rreth 250,000 eurove, kurse në shkollë vijojnë mësimet 23 nxënës.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka shpërndarë në rrjetet sociale foto nga vizita e kryeministrit të Malit të Zi ku ka bërë për inaugurimin e shkollës në Rozhajë.

“Nga sot fëmijët në Rozhajë të Malit të Zi do të shkollohen në gjuhën shqipe në shkollën e sapo inauguruar nga miku im Dritani, më i miri ynë”, shkruan Rama./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...