2.3 C
Pec
E hënë, 22 Prill, 2024

Hapet panairi “Prishtina 2019”

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2019”, organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Qeverinë, ku po marrin pjesë 100 ndërmarrje nga Kosova, rajoni dhe më gjerë.

Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, tha se ashtu edhe siç është proklamuar ky vit do jetë vit i ekonomisë.

Ai tha se ka rritje të numrit të kompanive pjesëmarrëse në panair derisa bëri thirrje që fokusi për siguri dhe shëndet në punë të jetë më i madh.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, tha se ekonominë e bëjnë sipërmarrësit vendës.

Ai tha se Qeveria ka filluar me qasje të re, duke u ofruar mundësi më të lehta dhe më të mira komunikimi kompanive.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, tha se MTI-ja ndër prioritetet kryesore ka mbështetjen e ndërmarrjeve në Kosovë dhe se të gjitha projektet e qeverisë dhe MTI-së kanë për qëllim mbështetjen e kompanive kosovare.

Loading…
]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...