16 C
Pec
E martë, 30 Maj, 2023

Hapet pavijoni i Kosovës në edicionin e 76-të të festivalit të Kanës

Për të dymbëdhjetin vit me radhë, Qendra Kinematografike e Kosovës prezantohet në tregun më të rëndësishëm të filmit ‘Marche Du Film’ në festivalin e Kanës.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes një njoftimi në Facebook.

“Ndër të tjera do të promovohen filmat e fundit kosovar në kategori dhe faza të ndryshme të zhvillimit, takime me partner ndërkombëtar të kinematografisë, fonde filmi, përfaqësues të festivaleve të rëndësishme ndërkombëtare, producentë e distributorë”.

Pavijoni i përbashkët i Kosovës dhe Shqipërisë gjendet në Village International Riviera – Nr. 134.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...