25.6 C
Pec
E diel, 16 Qershor, 2024

Hapet Qendra e Qëndrimit ditor për moshën e tretë në Novosellë të Pejë

Sot, në Qendrën Multiprofesionale në fshatin Novosellë të Pejës është bërë hapja e Qendrës së Qëndrimit Ditor për Moshën e Tretë. Inaugurimin e Qendrës e kanë bërë Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri dhe Drejtori Ekzekutiv i Syri i Vizionit, z.Veton Mujaj.

Drejtoresha për Mirëqenie Sociale në Komunën e Pejës, znj.Albulena Mujaj – Bajraktaraj i përshëndeti të pranishmit dhe theksoi s’e sot me inaugurimin e Qendrës së Qëndrimit Ditor për Moshën e Tretë, po e nderojmë gjithë mundin dhe sakrificën e të gjithë prindërve tanë ndër vite, prandaj uroj, që ta gëzoni.

Drejtori ekzekutiv i Syri i Vizionit, z.Veton Mujaj theksoi s’e problematika e moshës së tretë më herët ka qenë më e lehtë, ka pas kush të kujdeset, por sot, po ndryshojnë gjërat dhe çdo ditë e më shumë do të kemi nevojë për Qendra të tilla. Uroj, që njerëzit e moshës së tretë të kësaj zone të kenë shëndet dhe jetë të gjatë. Uroj t’ju shkoj mbarë! Kjo qendër është mundësuar në kuadër të programit “Ndërtimi i komuniteteve miqësore për të moshuarit nëpërmjet veprimit ndër breza në Kosovë – AGE+”, i cili financohet nga Agjensioni Austriak për Zhvillim dhe zbatohet nga organizata Syri i Vizionit/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...