27.8 C
Pec
E martë, 18 Qershor, 2024

Hapet sot Panairi i Librit “Prishtina 2024”

Me moton “Përgjigjja është libri” vjen edicioni i 24-t i Panairit të Librit, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, me ndihmën dhe bashkëpunimin nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prishtinës dhe Pallati i Rinisë.

Ceremonia e hapjes do të bëhet më 5 qershor në orën 12:00, ndërsa do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga 9:00-21:00.

Panairi do të mbyllet më 9 qershor në orën 19:00.

Në njoftimin e MKRS-së bëhet e ditur se marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora.

Numri i titujve të rinj – rreth 2000, ndërkaq numri i titujve të viteve të fundit – rreth 6000.

Përvjetorët që shënohen në Panairin e 24-t të librit janë:

– 100-vjetori i lindjes së At Zef Pllumit

– 100-vjetori i vdekjes së Franz Kafkas

Po ashtu do të ketë mbi 40 aktivitete, promovime.

I ftuari i nderit është shkrimtari francez Eric Faye, fitues i Çmimit të Madh për roman të Akademisë Franceze dhe i Çmimit Deux-Margots

Botimi dhe promovimi i vëllimit testament të Rexhep Qosjes, po ashtu i ftuar i nderit.

Panairin pritet ta vizitojnë rreth 40000 vizitorë: studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës.

Ky panair përkon edhe me përvjetorë të rëndësishëm që do të shënohen me aktivitete, përkujtime e debate, ndërkaq do të jenë të pranishëm shkrimtarë ndërkombëtarë e kombëtarë, profesionistë të librit, botues, përkthyes e librarë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...