25.3 C
Pec
E mërkurë, 17 Korrik, 2024

Hapet sot tuneli i Llogarasë, Rama: Vepër historike, do të ndryshojë udhëtimin drejt jugut

Hapet sot tuneli i Llogarasë, i cili pritet që të shkurtojë distancën nga Dukati në Palasë nga 30 minuta në vetëm 7 minuta dhe do të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash.

Në një postim në Facebook, kryeministri Edi Rama, tha se ky është një vepër historike që do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut.

“Mirëmëngjes dhe me tunelin e Llogarasë, një nga veprat historike që do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut, ju uroj një ditë të mbarë!”, shkruan Rama.

Këtë sezon nuk do të aplikohet asnjë tarifë për automjetet, të cilat do të kalojnë përmes tunelit. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...