17.4 C
Pec
E mërkurë, 6 Korrik, 2022

Hapet ura më e gjatë në botë e varur, gjendet në Çeki dhe është ndërtuar në një lartësi mbidetare prej 1.100 metra

Ura më e madhe e varur në botë, e dedikuar për këmbësorë – është hapur në Çeki.

Ndërtimi i kësaj ure ka zgjatur rreth dy vite si dhe ka kushtuar 8.3 milionë dollarë. Ajo quhet “ura 721”.

Ura është 721 metra e gjatë dhe është e ndërtuar në 1.100 lartësi mbidetare. Ajo lidh dy kodra në 95 lartësi.

721 gjendet në verilindje të Çekisë, në afërsi të kufirit me Poloninë, rreth 200 kilometra në lindje të Pragës.

Ura e fundit më e gjatë e këtij lloji, gjendet në Aruka të Portugalisë dhe është 516 metra e gjatë.

Turistët do të mund ta përdorin urën që gjendet në 1.100 metra lartësi mbidetare. Vizitorët mund ta lëvizin në vetëm një drejtim të urës, e nga ajo mund të zbresin në shtegun malor.

Kjo urë në Çeki është për 154 metra më e gjatë sesa ura për këmbësorë në Nepal që quhet Baglung Parbat, që aktualisht mban rekordin e Guiness. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...