9.9 C
Pec
E martë, 23 Prill, 2024

Hapet zyrtarisht aplikimi për Subvencione në Bujqësi

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka bërë të ditur se që nga sot janë hapur zyrtarisht aplikimet për subvencione në bujqësi.

Peci ka thënë se në këtë thirrje mund të aplikojnë të gjithë qytetarët të cilët synojnë që të përfitojnë nga subvencionet për 28 nën-sektorë dhe kultura bujqësore, për misër, elb, grurë, thekër, tërshërë, luledielli, vreshta, perime, përkrahje për kafshë të imta dhe të mëdha.

“Vazhdojmë përkrahjen për kulturën lavërtare grurin, misrin, elbi, thekrën e tërshërën”, ka shkruar Peci në “Facebook”.

Më tej ministri, ka njoftuar se përmes këtij subvencioni do të përkrahen kulturat primare në fushë të hapur dhe prioritizimi i tyre.

“Risi tjetër është rritja e përkrahjes për kulturat perimtare në fushë të hapur dhe prioritizimi i atyre që është rritur kërkesa dhe të cilat kanë shënuar rritje në eksport”, shkruan Peci./21Media

Postimi i plotë:

Mirëmengjesi Kosovë
Hapet aplikimi për Programin për Pagesa Direkte – Subvencione 2024.
Vazhdimësi e rritjes së përkrahjes.
Përkrahje e 28 nën-sektorëve, e kultura bujqësore.
Vazhdojmë përkrahjen për kulturën lavërtare grurin, misrin, elbi, thekrën e tërshërën.
Përkrahje për grurin nga 464 deri në 564 euro për hektar.
Përkrahje për misrin 329 € /ha
Përkrahje për elbin 304 € / ha
Përkrahje për thekrën 304 € / ha
Përkrahje për tërshërën 304 € / ha
Një hektar luledielli do të subvencionohet me 454 euro.
Rritje për vreshtarët në 1104 euro për çdo hektar
Pemishtet ekzistuese do të subvencionohen me 504 €/ha.
Rritje e përkrahjes për sasinë e dorëzuar/shitur të frutave të mjedrës në 0.20 €/kg
Risi tjetër është rritja e përkrahjes për kulturat perimtare në fushë të hapur dhe prioritizimi i atyre që është rritur kërkesa dhe të cilat kanë shënuar rritje në eksport:
Speci – Varieteti Kurtovka nga 500 €/ha në 654 €/ha
Speci – Varieteti Somborka nga 500 €/ha në 654 €/ha
Domate nga 500 €/ha në 654 €/ha
Tranguj nga 500 €/ha në 654 €/ha
Qepa nga 500 €/ha në 654 €/ha
Hudhra nga 500 €/ha në 654 €/ha
Fasulja monokulture nga 500 €/ha në 754 €/ha.
Patatja nga 500 €/ha në 654€ /ha.
Vazhdon përkrahja për perimet e tjera në fushë të hapur me 554 €/ha ndërsa për perimet në serra do të subvencionohen me 904 €/ha.
Tek pagesa direkte për bimët mjeksore dhe aromatike, si dhe bimët mjaltëdhënëse do të subvencionohen me 504 euro për hektarë.
Rritje e përkrahjes për sipërfaqet që janë të çertifikuara në 304 €/ ha për Bujqësi Organike.
Subvencionimi për lopë qumështore nga 90 € për krerë
Rritje e përkrahjes për kafshët e imta nga 25 € ne 30 € për krerë, konkretisht për dhitë.
Dyfishim i përkrahjes për kafshët e mëdha nga 90 € në 180 € për krerë, konkretisht për buallica.
Dosat në riprodhim do të subvencionohen 25 €/krerë
Vazhdon subvencionimi për zogjtë për majmëri apo broilerët me 0.20 euro për zog.
Përkrahje konkrete, transparente, kontrollë e meritokraci.
Vazhdojmë tutje!
Qeveria për fermerin! /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...