Një burrë është arrestuar, pasi hapi derën e urgjencës gjatë një fluturimi të Asiana Airlines, teksa aeroplani po ateronte në Korenë e Jugut.
Të gjithë 194 pasagjerët i mbijetuan fluturimit, me aeroplanin që ateroi me sukses në Aeroportin Ndërkombëtar Daegu, por me derën ende të hapur.
Gjysma e një pjese të pasagjerësh patën probleme me frymëmarrjen dhe u dërguan në spital, raportuan mediet lokale.
I dyshuari, një burrë rreth të 30-ave, u arrestua pas aterimit të aeroplanit, tha agjencia e lajmeve Yonhap.
Fluturimi OZ8124 ishte nisur nga ishulli Jeju të premten në mëngjes (koha lokale).
Se kur ndodhi saktësisht incidenti mbetet e paqartë, por dera e aeroplanit u hap afër fundit të fluturimit rreth orës 12:45 me orë lokale, raportuan mediat koreano-jugore.
Një video e ndarë në rrjetet sociale tregon derën e hapur në një pjesë të aeroplanit derisa era e fortë prek pasagjerët e ulur.