Një hapje “disa orë në ditë” si fazë e parë e hapjes së Urës së Ibrit, kupton gazeta Nacionale, mund të jetë njëra nga opsionet që po shqyrtohet seriozisht në diskutimet mes Qeverisë së Kosovës dhe QUINT-it.
Kjo si një ‘kompromis’ nisës mes dy pozicioneve diametralisht të kundërta: në njërën anë KFOR-it që s’ka dhënë kurrëfarë indikacioni të zhvendosjes së pranisë së stacionuar të saj mbi Urën e Ibrit dhe qeverisë kosovare që hapjen e saj e ka dhënë për fakt të kryer; si “çështje të mbyllur, vendim të marrë” (Sveçla).
Nacionale ka provuar të marrë një konfirmim nga Qeveria e Kosovës se a po diskutohet kjo “hapje disa orëshe në ditë…si fazë e parë”; për të mos marrë as konfirmim e as demantim. Kontaktuam edhe BE-në edhe një vend të QUINT-in, gjithashtu për të mos gjetur konfirmim e as demantim. Njëjtë edhe nga Presidenca, as pohim e as mohim.
Më shumë në Nacionale. /Njeshi/