24.3 C
Pec
E martë, 15 Korrik, 2025

Haradinaj: Aktualisht ka zero prodhim të rrymës nga KEK, kolaps i qëllimshëm

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pretendon se rënia e blloqeve të Korporatës Energjetike të Kosovës dhe mungesa e prodhimit, nuk është rastësi.

Sipas tij, kjo gjendje është rezultat i një “kolapsi të qëllimshëm”.

“Sot ranë të gjitha blloqet, aktualisht ka zero prodhim të energjisë elektrike nga KEK. Kjo nuk është rastësi, është rezultat i një kolapsi të qëllimshëm, i diktuar nga direktiva politike dhe i ushqyer nga pazaret e tuxharëve të mafisë energjetike, të cilët sot kontrollojnë tregtinë me rrymë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se për këtë gjendje duhet të jap përgjegjësi kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

“Të njëjtët që sot i lanë qytetarët pa energji, dikur krenoheshin se e kishin ndalur ndërtimin e Termocentralit Kosova C dhe se kishin refuzuar gazsjellësin amerikan. I ndalën projektet strategjike për shtetin, për të hapur rrugën e abuzimit dhe të pasurimit për një grusht njerëzish të lidhur me qeverinë. Pushtetin po i heton Prokuroria dhe do të hetojë dhe gjejë gjithçka, por një dihet; se ky është krim që i është bërë këtij vendi dhe askush nuk duhet të shkojë në përgjegjësi para Kryeministrit në detyrë”, ka shkruar tutje ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...