15 C
Pec
E mërkurë, 22 Maj, 2024

Haradinaj akuzon pushtetin për tendencë kontrolli: Sunduesve u pengon liria e mediave

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas publikimit të Indeksit Botërorë të Lirisë së Shtypit nga organizata “Reporterët pa Kufij”, në të cilin Kosova shënoi regres për 19 pozita.

“Sunduesve i pengon liria e shprehjes, liria e mediave! Mbrojtja e gazetarëve dhe medias së lirë është ndër parimet e panegociueshme dhe është obligim institucional e shoqëror ta ruajmë dhe avancojmë këtë segment të lirisë sonë! Sot në Ditën Botërore të Lirisë së Mediave, reflektojmë mbi rëndësinë e lirisë së fjalës dhe lirisë së medias”, ka shkruar Haradinaj.

Ai e ka thënë se është shqetësuese tendenca e pushtetit për kontroll ndaj mediave.

“Shqetësues mbetet qasja e eksponentëve të pushtetit me sulmet e orkestruara që u bëjnë mediave dhe tendenca për kontroll ndaj tyre, duke shënuar regres alarmant sa i përket lirisë së medias, i vërtetuar edhe nga raportet e institucioneve kredibile ndërkombëtare”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se si AAK qëndrojnë krah medias, në mbrojtje e respekt ndaj fjalës së lirë.

Kosova ka rënë për 19 pozita në renditjen e Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të organizatës “Reporterët Pa Kufij”, për këtë vit. Nga pozita e 56-të, ku radhitej vitin e kaluar, sivjet ka rënë në pozitën e 75 në mesin e 180 vendeve. /Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...