Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik,
kryeministri Ramush Haradinaj, tha se për përkrahja financiare, grejs periudha
e investimeve dhe rritja e pagave në sektorin publik, kanë qenë ndër kërkesat
dhe shqetësimet kryesore të bizneseve gjatë vizitës që ka pasur së fundmi nëpër
bizneset të Kosovës.
Ndërsa, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, ka
thënë se në këtë këshill do të adresohen prioritet për përmirësimin e ambientit
të të bërit biznes në Kosovë, shkruan ksp.
Pas përfundimit të fjalimit të parë të kryeministrit, Këshilli është duke mbajtur mbledhjen pa praninë e mediave.