16 C
Pec
E martë, 30 Maj, 2023

Haradinaj dhuron gjak në kujtim të dëshmorëve dhe të rënëve për liri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë ka dhuruar sot vullnetarisht gjak në Qendren e Transfuzionit të Gjakut në QKUK.

Haradinaj ka thënë se solidariteti dhe dora e zgjatur, është edhe pjesë e besimit dhe e traditës sonë.

“Sot, kur po i kujtojmë mijëra martirë e dëshmorë që dhanë nga gjaku i tyre për shpëtimin tonë, merr më shumë kuptim dhurimi i gjakut për të shpëtuar jetë edhe në kohë paqeje. Solidariteti dhe dora e zgjatur, është edhe pjesë e besimit dhe e traditës sonë”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka shprehur mirënjohje për punën e palodhshme të stafit mjekësor. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...