Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, po qëndron për vizitë në Gjermani.
Haradinaj në ditën e dytë të vizitës në Gjermani, është mirëpritur në familjen Balaj, familje e suksesshme afariste në Gjermani.
“Në ndërmarrjen e familjes Balaj, pashë shembullin e përkushtimit dhe punës së palodhur që ka krijuar dhjetëra vende pune për bashkëqytetarët tanë. Kjo është dëshmia e qartë se si vullneti dhe përkushtimi shndërrohen në sukses të prekshëm”, ka thënë Haradinaj.
Kryetari i AAK-së ka shtuar se diaspora jonë meriton mbështetje të plotë institucionale për ta sjellë përvojen dhe investimet e tyre në Kosovë.
“Mërgata jonë është thesar i talentit dhe ndërmarrësisë. Në çdo cep të botës, bashkëkombësit tanë po dëshmojnë aftësitë e jashtëzakonshme, duke ngritur biznese të suksesshme dhe duke hapur vende pune. Këta njerëz meritojnë mbështetjen e plotë institucionale për të sjellë përvojën dhe investimet e tyre në Kosovë”, është shprehur kreu i AAK-së. /Njeshi/