5.6 C
Pec
E enjte, 13 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Haradinaj: Do të jem zëri i fuqishëm i bashkëluftëtarëve që ndodhen në Hagë dhe i kategorive të lirisë

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka takuar veteranë të luftës të cilët sot po e mbajnë kuvendin zgjedhor për udhëheqësin e ri të OVL-së së UÇK-së.

Haradinaj tha se gjatë bashkëbisedimit me figura emblematike të kohës së luftës, tema kryesore ishte gjykimi i padrejtë i krerëve të UÇK-së dhe ndryshimi urgjent i ligjit të veteranëve.

“Mandatin e ardhshëm, top prioritet personal i imi do të jetë zgjidhja e këtyre dy temave. Kur ka vullnet, gjithçka është e mundshme, e vullneti s’do të mungojë aty ku duhet”, shkroi Haradinaj

Ai u uroi suksese të zgjedhurve sot në krye të OVL-së së UÇK-së, teksa tha se “përkrahja s’do t’ju mungojë”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...