7.1 C
Pec
E premte, 24 Janar, 2025

Haradinaj: Dukuria që përshkruan listat zgjedhore është mosparaqitja e duhur e strukturës demografike

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj ka thënë se një dukuri që përshkruan të gjitha listat për zgjedhjet e 9 shkurtit, është mungesa e përfaqësimit të duhur e strukturës demografike.

“Unë isha ndal në dukuritë që i përshkruajnë të gjithë listat, është mungesa e përfaqësimit të duhur të demografisë, strukturës demografike të Kosovës që është 50 për qind gra”, tha ajo në emisionin.

Ajo shton se shumica e kandidateve për deputete gra, nga aspekti profesional dhe aspekti i integriteti, janë më të kualifikuara se kandidatët për deputetë burra.

“Nëse e shikojmë në aspekt profesional, në aspekt të integritetit, të gjitha kriteret që e bëjnë një kandidat të duhur, dhe një parti politike të mirë për votën e qytetarit, atëherë ne mund të shohim se secila nga gratë kandidate, ose shumica prej tyre janë më të kualifikuara sesa kandidatët meshkuj”, shtoi Haradinaj./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...