5.1 C
Pec
E enjte, 13 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Haradinaj e Gucati në garë për kryetar të OVL-UÇK-së

Ish drejtuesit e t Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj shpallën kandidaturën e tyre për kryetar të kësaj organizate, ndërsa, pretendenti tjetër Kapllan Parduzi u tërhoq nga kjo kandidaturë.

Në një fjalë rasti, Hysni Gucati tha se kandidaturën e tij për kryetar e shpalli për të vazhduar, siç tha ai,  përkushtimin tij në mbrojtje të vlerave të luftës së veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai u zotua se do të kryej punën me dinjitetin në mbrojtjen e vlerave të luftës së UCK-së dhe veteranëve të luftës.

Ndërkaq, Nasim Haradinaj bëri thirrje që për këtë pozitë të zgjidhet më i devotshmi.“Nëse i plotësoj kushtet me devotshmëri iu ftoj për votim” u shpreh Haradinaj.

Ndërsa, Kapllan Parduzi u tërhoq nga kandidatura për pozitën e kryetarit të OVL-UCK-së derisa potencoi se kjo kërkon përgjegjësi dhe është sfidë e madhe.

Sipas tij, viteve të fundit OVL-ja ka qenë inekszitente, siç tha ai duke mos u mbrojtur vlerat e luftës së UÇK-së. Pavarësisht kësaj, ai iu uroj punë të mbarë kundërkandidatëve në procesin e votimit./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...