Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj krahas aktiviteteve të shumta ditore që ka zhvilluar sot, në mesditë ka pritur në selinë qendrore të partisë në Prishtinë, kreun e AAK-së së Pejës Ali Berishen dhe kryesinë e zgjeruar të kësaj dege.
Lajmin e ka bërë të ditur ky i fundit në një postim në facebook.
Postimi i plotë:
“Sot bashkë me nënkryetarët, sekretarët dhe asambleistët e degës së AAK-së së Pejës, ishim të nderuar me ftesën dhe pritjen e Kryetarit Haradinaj në Selinë qendrore të partisë. Qëndrimet, diskutimet dhe opinionet e Kryetarit Ramush Haradinaj janë shumë të rëndësishme për funksionimin tonë edhe si parti por edhe si degë.”-shkruan Ali Berisha.
Ndryshe, dega e AAK-së në Pejë, njihet si dega themeluese e kaj partie në nivel vendi./Njeshi/