2.1 C
Pec
E hënë, 27 Nëntor, 2023

Haradinaj e ripërsërit në RTSH: Shkëmbimi i territoreve ide ruse e serbe

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur sërish se ndryshimi i kufijve në Kosovë është një ide e hershme e Serbisë.

Ai në një intervistë për RTSH, ka thënë se ka qenë një ide e moçme e Serbisë, që të ndahet Kosova, një pjesë t’i jepet Shqipërisë dhe një pjesë Serbisë.

Ai po ashtu ka pohuar se edhe Putini është i interesuar me i ndryshuar kufijtë në Ballkan, sepse dëshiron ta rikthejë ndikimin në ish-shtet që kishte ndikim BRSS.

Ai po ashtu tha se Rusia shtinë shumë para në Kosovë, për të cilat tha se kanë informacione të mjaftueshme nga shërbimet sekrete të Kosovës dhe Shqipërisë, duke mos dashur të japë detaje tjera.

Kryeministri Haradinaj, duke treguar për pretendimin e Rusisë për të ndikuar në Maqedoni e Mal të Zi, tha se në Kosovë është më i vështirë ndikimi i saj, pasi populli ka tjera qëndrime dhe është vend proamerikan./KSP

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...