10.8 C
Pec
E mërkurë, 26 Mars, 2025

Haradinaj: Familja Jashari ka dhënë leksion se liria ka çmimin e jetës


Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se komandanti, Adem Jashari na ka dhënë leksion se vetëm një popull që është i gatshëm ta mbroj vendim me çmimin e jetës e ka të ardhmen e sigurt.

“Thelbi i lirisë sonë deputetët e zgjedhur të vendit i thanë po një projekti nacional që vjen në formë euroatlantike dhe ka qëllim paqen dhe i dedikohet paqes, shërbimi në forcën e Kosovës do të jetë privilegj. Sot këtu ritakohen të gjithë brezat e paqes”, ka deklaruar Haradinaj, raporton lajmi.net.

Ai ka theksuar se Ushtria e Kosovës nuk do të përdoret kundër popullit as në jug e as në veri.

“Ushtria e Kosovës bjen paqe dhe nuk do përdorët kundër popullit të Kosovës as në jug as në veri. Së bashku me partnerët tanë strategjik do ta bëjmë Kosovën ashtu siç deshën e çlirimtarët. Lavdi komandantit legjendar Adem Jashari dhe të gjithë të rënëve që i kujtojmë sot”, ka përfunduar Haradinaj.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...