15.8 C
Pec
E enjte, 8 Qershor, 2023

Haradinaj: Franca ka luajtur rol të rëndësishëm në të gjitha etapat e shtetbërjes sonë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit për të Drejtat e Njeriut të Republikës Franceze “Liberté, Égalité, Fraternité”.

Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Me ftesë të ambasadorit francez, z. Olivier Guérot, kisha kënaqësinë të marrë pjesë në ceremonisë e ndarjes së Çmimit për të Drejtat e Njeriut të Republikës Franceze “Liberté, Égalité, Fraternité” për Shoqatën e Grave EcoKos”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se Franca ka luajtur rol të rëndësishëm në të gjitha etapat e shtetbërjes sonë.

“Franca ka luajtur rol të rëndësishëm në të gjitha etapat e shtetbërjes sonë, duke avokuar edhe për lirinë e të drejtën njerëzore në luftë dhe në paqe për Kosovën. Qëndrojmë të bindur se vetëm përmes këtyre premisave, synimi jonë i integrimit të mëtutjeshëm, do jetë i sigurtë”, është shprehur Haradinaj./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...