5 C
Pec
E premte, 5 Mars, 2021

Haradinaj fton në debat Osmanin

Kryetari i AAK-së i cili synon postin e presidentit të Kosovës, Ramush Haradinaj i ka kërkuar debat televiziv kundërkandidates Vjosa Osmani

“E ftoj kandidaten e re për presidente zonjën Vjosa Osmani në një debat televiziv dhe e mirëpres mundësinë që të debatojmë së bashku për ju”, ka thënë Haradinaj përmes një videomesazhi.

 

Ndonëse zgjedhjet nuk do të jenë presidenciale, përmes tyre Haradinaj e Osmani synojnë ta zënë ulësen e presidentit të vendit për një mandat pesëvjeçar.

Osmani, e cila vazhdon ta ushtrojë pozitën e presidentes së vendit si kryeparlamentare, sot u paraqit në një konferencë të përbashkët për media me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me të cilin në hollin e Kuvendit nënshkruan një marrëveshje për të garuar së bashku në zgjedhje. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, u bë e ditur se Osmani do të jetë e nominuara e LVV-së për presidente.

Kurti tha se vendi ka nevojë për kryeministër të ri, por edhe për presidente të re, duke shtuar se Osmani e ka kryer detyrën me përgjegjësi dhe dinjitet.

Ndërkaq Osmani, që synon të mbes në Presidencë, tha se do ta kërkojë këtë pozitë pasi beson se uniteti i popullit që e përfaqëson presidenti fitohet duke kërkuar qëndrimin e qytetarëve./Njeshi/

.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...