5.8 C
Pec
E diel, 21 Prill, 2024

Haradinaj fton Thaçin që të dakordohen për takimin e Berlinit

Kryeministri Ramush Haradinaj konfirmoi në Rubikon të KTV-së se do të jetë i pranishëm në Berlin në takimin e 29 prillit, i ftuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti Emmanuel Macron.

Ai do ta përfaqësojë vendin bashkë me presidentin, Hashim Thaçi.

“Unë nuk kam munguar asnjëherë, kam qenë në Londër dhe Sofje, ky është një veprim i drejt i kancelares dhe presidentit që të dëgjohen palët e Ballkanit. Zakonisht jepen pikëpamjet dhe mendimet e veta, do të ketë edhe palë tjera, jo veç Kosova dhe Serbia”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj tha se do të ishte mirë që paraprakisht të konsultohen me presidentin Thaçi për temat dhe qëndrimet, mirëpo, në të kundërtën, ai tha se e ka të drejtë kushtetuese që të sqarojë qëndrimet e tij duke iu referuar idesë së Thaçit për shkëmbimin e territoreve, e që sipas tij është e gabuar.

Ai tha se nuk ka më terren për një ide të tillë, madje, tha Haradinaj se këtë e ka kuptuar edhe vetë iniciatori i saj, presidenti Hashim Thaçi.

“Po mendoj që është tejkaluar situata e kufijve, nuk ka më simpati për ide të tilla”, ka thënë Haradinaj.

“Mirë është m’u konsultu paraprakisht, nuk e di nëse do të konsultohemi, mirë do të ishte që të konsultohemi por sido që të jetë e kam të drejtën kushtetuese që të them qëndrimin tim por nuk kam të drejtë negociuse”, ka thënë ai.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...