5.9 C
Pec
E diel, 9 Shkurt, 2025

Haradinaj: Gjendja është më e rrezikshme sesa që e ndjejnë njerëzit (VIDEO)

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-NISMA Ramush Haradinaj, e ka kritikuar ashpër Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Haradinaj në Rubikon të Klan Kosovës tha se gjendja është më e rrezikshme sesa që e ndjejnë njerëzit.

“Detyra jonë është që ta sqarojmë dhe atë po e bëjmë çdo ditë dhe për fat të mirë ne po e shohim një lëvizje të bindjes së votuesve nga opozita, edhe tek ne e shohim një dyndje njerëzish, kuadrosh dhe protagonistësh që kanë ndikim në shoqëri. Dhe këto 10 ditë janë shumë të rëndësishme, deri më 9 shkurt derisa të mbyllet rezultati, që ta kthejmë Kosovën në vijë me Amerikën se ajo është dosido, por ta kthejmë edhe në siguri të plotë”, tha Haradinaj në Klan Kosova./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...