12.9 C
Pec
E mërkurë, 6 Nëntor, 2024

Haradinaj: Goditjet e Qeverisë Kurti kundër Ushtrisë janë të qëllimshme, përgjegjësia është edhe penale

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me shqetësimet për mungesën e ushqimit për ushtarët e FSK-së.

Ai ka thënë se goditjet e Qeverisë Kurti kundër Ushtrisë, janë krejtësisht të qëllimshme e assesi të rastësishme.

“Loja me uniformën e shtetit nuk do t’i falet askujt. Ta ruajmë Ushtrinë, ta ndrrojmë Qeverinë!”, ka shkruar ai.

Postimi i tij:

I mërzitur me gjendjen në të cilën Qeveria Kurti e ka sjellë Ushtrinë e Kosovës.

Përvoja ime në udhëheqje dhe çështje të sigurisë më thotë se goditjet e Qeverisë Kurti kundër Ushtrisë, janë krejtësisht të qëllimshme e assesi të rastësishme.

Përgjegjësia në këtë nuk është vetëm politike, por gjithashtu edhe penale e kombëtare.

Loja me uniformën e shtetit nuk do t’i falet askujt. Ta ruajmë Ushtrinë, ta ndrrojmë Qeverinë!/Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...