16 C
Pec
E diel, 19 Maj, 2024

Haradinaj, homazhe në Sllup, Hereq dhe Dujakë: Përulemi përjetësisht para veprës së heronjve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe ish-kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Sllup, Hereq dhe Dujakë në kujtim të të rënëve në prillin e vitit 1998.

Haradinaj ka thënë se ata ranë heroikisht në përballje me armikun në kufirin që i ndante shqiptarët.

“Në fundin e prillit të vitit 1998, u shënuan disa nga ngjarjet më të përgjakshme të luftës çlirimtare në Dukagjin. Grupi i luftëtarëve, prej grupeve të para që ktheheshin me armët e lirisë, ranë heroikisht në përballje me armikun në kufirin që padrejtësisht i ndante shqiptarët”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj me këtë rast ka bërë homazhe në Sllup, Hereq dhe Dujakë.

“Sot, në kujtim dhe nderim të sakrificës sublime të heronjve dhe martirëve, me bashkëluftëtarë, familjarë dhe kolegë, bëmë homazhe në Sllup, Hereq dhe Dujakë. Përulemi përjetësisht para veprës së tyre dhe gjithë brezave që u flijuan për liri”, është shprehur Haradinaj./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...