Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur sonte akuza të rënda ndaj kryeministrit aktual, Albin Kurti.
Ai ashpër ka theksuar se Kurti po përballet me çështje të rënda korrupsioni ndaj dhe e ka cilësuar si kandidat shumë serioz për të përfunduar në burg.
”Kurti është kandidat shumë serioz me përfundu në burg për korrupsion”, ka deklaruar pretendenti për kryeministër nga radhët e AAK-së sonte në Politiko.
Ndër tjera, ai ka përmendur edhe përplasjet e Kurtit me institucionet e drejtësisë në vend. Haradinaj tha se Kurti e sulmon Prokurorinë sa herë që ajo e heton për korrupsion./Njeshi/