17.4 C
Pec
E mërkurë, 11 Shtator, 2024

Haradinaj i bën thirrje qytetarëve serbë të mos bien pre e provokimeve të politikanëve “shkurtpamës”

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje qytetarëve të komunitetit serbë që të mos bijnë pre e provokimit të politikanëve, siç i quajti ai “shkurtpamës” në protestën që pritet të mbahet sot.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se “urat dhe rrugët duhet të na lidhin e jo të na ndajnë”.

“Qytetarë serbë të Kosovës,

Urat dhe rrugët duhet të na lidhin e jo të na ndajnë. Mos u bëni pre e politikave shkurtpamëse e të protestoni kundër lëvizjes së lirë.

Ura e Ibrit duhet të jetë simbol i një jete të përbashkët e të pa alternativë.

Liria e lëvizjes si vlerë universale është e sotmja dhe e ardhmja. Ndarjet e përplasjet na rikthejnë në memorie të kaluarën e tragjeditë tona”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...