4.1 C
Pec
E mërkurë, 29 Nëntor, 2023

Haradinaj i palëkundur: Ky brez politik e ka nda Mitrovicën, taksa nuk ka arsye të hiqet!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është paraqitur në konferencë pas takimit me përfaqësuesit e bizneseve nga Mitrovica.

Haradinaj e ka fajësuar klasën politike kosovare për ndarjen e këtij qyteti në këtë pjesë.

“Ky brez politik e ka nda Mitrovicën. Është shumë zor me besu planin e Agim Bahtirit dhe secilin plan tjetër. Është mirë me e rujtë tërësinë territoriale të Mitrovicës e Kosovës” ka thënë Haradinaj.

Sa i përket temës së taksës, Haradinaj vazhdonë të këmbëngulë duke thënë se nuk ka asnjë arsye për të hequr atë.

“Nuk po e dimë se për çka me pezullu. Në këtë situatë, nuk po e dijmë ku po e vëmë këmbën. Dikush përmend ndarje territoriale, dikush kufij, dikush plan të Dodikut. Në këtë gjendje është e pamundur të mirret një vendim i tillë. Sikur ta kishim një kontratë potenciale se për çka pezullohet taksa, unë do e bëja këtë. Me hek ose me pezullu për një proces të paqartë, nuk ka logjikë me bë këtë. Nuk mundemi me i fut në një proces të pa kry. Na duhet unitet, sikur që e kishim për Trepçën dhe nuk pat asnjë kundërshtim as nga larg. Përçarja e madhe po na ulë shumë” -tha Haradinaj. /Njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...