10.3 C
Pec
E martë, 13 Maj, 2025

Haradinaj: Ilirin e Hazirin do t’i nderojmë dhe përkujtojmë përjetë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i bëri homazhe Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt, në 27-vjetorin e rënies së tyre.

Haradinaj, vlerësoi lart kontributin e tyre për lirinë e Kosovës, duke nënvizuar se do t’i nderojnë dhe përkujtojnë përjetë.

“Mund të them me të drejtë se Ilir Konushevci ishte nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Një luftëtar i hershëm, bashkëluftëtar i heroit Zahir Pajaziti e shumë të tjerëve, Luanit e Shkëlzenit. Njëkohësisht, një koleg i mirë yni, mjaft i rëndësishëm në atë kohë. Sot nderojmë me respekt dr. Hazir Malën, bashkëkombës i yni nga Tropoja, i cili me vetëdijen me të lartë kombëtare iu bashkua UÇK-së dhe ra krah për krah me Ilirin. Do t’i nderojmë dhe përkujtojmë përjetë”, ka theksuar Haradinaj. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...